Haxhiu i drejtohet deputetit të VV’së: Rri more palohu qaty

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti për qasjen karshi grevës në arsim.

Në debatin parlamentar për grevat në Kuvendin e Kosovës, tek sa po fliste ai, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i ka ndërhyrë gjatë fjalimit, shkruan Demokracia.com.

Në atë moment deputeti i Haxhiu iu drejtua atij duke i thënë “rri dhe palohu aty”.

“Urdhëro, ti i dinë krejt, kanë e mbështesë e çka mbështesë. Po rri more palohu qaty”, ka thënë deputeti Bekim Haxhiu gjatë fjalimit të tij.

Ai i tha VV-së se po vazhdojnë ta përmendin fitoren e 14 shkurtit por kanë humbur shtatë here.