Ismaili: Qeveria po rrezikon që Kosova ta nis e fundit në Evropë vaksinimin për COVID-19

Deputeti i PDK-së, ish-ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se Kosova po rrezikon që të jetë shteti i fundit i Evropës që nis vaksinimin për COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në terma kohor, i bije që Kosova do ta nis vaksinimin në vitin 2021, dhe ta përfundojë më 2022.

“Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me mosveprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë.

Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022.

Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.