Xhaferi flet për raportin me Kurtin: Marrëdhënia me qytetarët e Kosovës s’bazohet mbi ato personale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për raportet e tij me homologun nga Kosova, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë, ai për Euroneës Albania tha se nuk ka dhe nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Xhaferi u shpreh se marrëdhënia me qytetarët e Kosovës nuk bazohet mbi ato personale.

“Në marrëdhëniet institucionalet nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa në komunikim institucional”.

“Ne përfaqësojmë qytetarët dhe institucionet e shteteve përkatëse dhe në atë kuptim raporti im me qytetarët e Kosovës nuk duhet të bazohet mbi atë raportin personal ose politik të subjektit politik të cilit i takoj me subjektin politik të cilin e përfaqëson kryeministri në Kosovë, kështuqë nuk ka dallim dhe nuk ka pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime”, është shprehur ai.