Ismet Beqiri: Nuk bëhet kiameti nëse Glauk Konjufca jep dorëheqje

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se Glauk Konjufca i VV’së duhet të japë dorëheqje, sepse këtu po flitet për koalicion.

Në Interaktiv ai ka thënë se ‘nuk bëhet kiameti’ nëse ndodhë ky ndryshim, pasi në koalicion dikush duhet të lëshojë rrugë.

Ai ka pranuar se kërkesë e LDK’së është Presidenti, ndërsa kryeparlamentari i kthehet VV’së pas një viti.

“Nuk bëhet kiameti nëse bëhet ky ndryshim, sepse po flasim për marrëveshje politike. Në koalicion dikush duhet me lëshu rrugë, dhe kjo është vetëm për një vit, kështu kemi propozu, sepse ne kemi kërkesë për Presidentin”, ka thënë ai.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 26 dhjetorit, gjë që ka ngjallur reagime të ashpra në LDK.