Izrael – Shqipëria, formacionet zyrtare

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve. Kombëtarja do të luajë kundër Izraelit, ndeshje e cila do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë trajneri Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2.

Sipas skemës në portë është Tomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët.

Ndërkohë në mesfushë do të jetë Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin.

Formacionet zyrtare:

Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner; Kanichovsky, Lavi, Karzev; Haziza, Ëeissman, Abada

Shqipëria (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Isamajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Abrashi, Laçi; Asllani; Cikalleshi, Broja