Guardiola konfirmon se Arteta po bisedon me Arsenalin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Mikel Arteta ka zhvilluar takime me Arsenalin në lidhje me postin e trajnerit.

Topçinjtë e shkarkuan Unai Emeryn këtë sezon dhe në vend të tij e angazhuan trajnerin e përkohshëm, Freddie Ljungberg, ndërkohë që janë në kërkim të një trajneri të ri.

Arteta është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa të hënën ka zhvilluar takime me drejtorin e Arsenalit, Vinai Venkatesham, ndërsa pritet që marrëveshja të arrihet deri në fund të javës.

Kur është pyetur në lidhje me situatën e tij nga gazetarët, Guardiola ka deklaruar: “Unë e di atë që ju e dini. Sot e takova. Ai është duke udhëtuar, po”.

“Kemi qenë të mençur që e kemi zgjedhur, tash e duan të tjetër. Është një person i mrekullueshëm, një trajner i mirë, prandaj ka pasur sukses me ne”.

“Ai është në bisedime me Arsenalin, prandaj nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar trajneri i Cityt.