Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja LVV-LDK

Të martën, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Siç njofton Insajderi, kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, teksa këta janë 32 deputetët e saj.