Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 22-vjetorin e saj, shkruan Gazeta Express.

Ai shkroi se masakra e Reçakut është një dëshmi e paharrueshme e Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“#Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.