Ja si duket vendi ku do të vendosen të kthyerit nga Siria (foto)

Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri.

Ata janë dërguar në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll, në afërsi të kryeqytetit.

Pas orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar zhvillimin e operacionit.

Ai ka refuzuar të japë detaje, pasi që ka thënë se për këtë do të organizojë konferencë shtypi, të shtunën gjatë ditës.