Turpërohet Barcelona, mposhtet nga Granada (Video)

Barcelona ka pësuar humbje shokuese nga Granada me rezultat 2 – 0.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Ramon Azeez.

Në pjesën e parë Barcelona nuk arrin të bëjë asgjë, ndërkohë që në fillimin e së dytës trajneri Valverde ndërhynë për të hedhur në fushë Messin dhe talentin Fati.

Asnjëri prej tyre nuk arriti që të thyente mbrojtjen e hekurt të Granadës. Madje ata do të arrinin që të fitonin një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Vidal. Nga pika e bardhë shkoi Vadillo, i cili mposhtë portierin Ter Stegen në minutën e 66-të.

Kjo është humbja e dytë në La Liga në këtë sezon për Barcelonën që mbetet në kuotën e 7 pikëve pas 5 javëve të para, ndërkohë që Granada merr përkohësisht kryesimin me 10 pikë.

https://streamable.com/z52zo

https://streamable.com/af2zh