Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një sistem mjaft i fuqishëm frontal me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë ka përfshirë shumë pjesë të Dukagjinit dhe disa pjesë të Drenicës dhe veriut të Kosovës. Në rajonet tjera reshjet janë jashtëzakonisht të izoluara. Për shkak të rrymimeve të dobëta ajrore në atmosferë reshjet po përqëndrohen për një kohë të gjatë në një rajon. Rrebeshe të izoluara shiu ke edhe në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten përsëri zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara por potencialisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në disa rajone priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore nesër pritet mot i ngjashëm, i nxehtë dhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, ndërsa të mërkurën rrebeshet do të rrallohen. Do të vazhdojë të jetë nxehtë me mundësi të pakta për rrebeshe të izoluara shiu kryesisht në viset kodrinore-malore të rajonit./Meteoballkan