Jabllanoviq tallet me të ashtuquajturën “Brigada e veriut”

Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës. Mes tjerash ai është pyetur edhe për të ashtuquajturën “Brigada e veriut”.

Jabllanoviç në InDoks të Gazetës Insajderi nuk e ka mohuar ekzistencën e fuqinë e një organizate tjetër që tash është prapa barrikadave, Mbrojtës Civile, por ai u tallë ashtu-quajturën “Brigada e veriut”.

“Çdo kush qe e ka një “sprej” të mirë mund të krijoj Brigadën e Veriut. Sot është shekulli 21 dhe me mund të ‘zhgarravitet’ murin. Në mur mund të shkruani çfarë të dëshironi. Cila Brigadë e Veriut?”, ka thënë ai

Sipas tij prapa “Brigadës së Veriut” qëndrojnë disa budallenjë që shkruaj në mure.

“Brigada e Veriut është një parullë e cila ndoshta shkruhet nga disa budallë në mure dhe i ndotin muret e ndërtesave, trotuaret, rrugët. Në Prishtinë, këtë mediat e zmadhojnë dhe shkruajnë se ne veri po lind një Brigade”, deklaroi ai.

Jaballonviq është shprehur i bindur se shqiptarët nuk janë të interesuar për konflikte derisa nuk kurseu kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës e asaj të Serbisë.

“Cila Brigadë? Unë ju garantoj që Veri kërkush nuk është i interesuar për konflikte. Për çfarëdo konflikti. Jam thellësisht i bindur se 90% e shqiptarëve nuk janë të interesuar për asnjë konflikt në Veri”.

“Kjo situatë është krijuar me theks të veçantë për shkak se Qeveria në Serbi dhe ajo më Prishtinë janë të dyja të paafta për të iu dhënë qytetarëve diçka që është e rëndësishme: Standard më i mirë jetese, punë, paqe, stabilitet. Ata na kanë dhënë neve një krizë. Krizë të rrejshme të inskenuar. Dhe ne tani merremi me targat”, deklaroi politikan serb.

“Nuk e kam parë atë Brigadë të Veriut, përveçse në mure”.

Potencojmë se Veriu i Kosovës aktualisht është i bllokuar. Barrikada. Mbyllje e institucioneve arsimore. Mbyllje pothuajse e tërësishme e lokaleve të gastronomisë. Sikur dikur në pikun e pandemisë Covid-19. Atë kohë barteshin maskat kundër virusit, tash pjesëtarët e Mbrojtës Civile bartin maska të tjera.