Organizatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz e Marinë dhe vizitojnë familjen e Hysni Gucatit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe në Prekaz dhe Marinë, si dhe kanë vizituar familjen e Hysni Gucatit, shkruan Fokusi.info.

“Dalja publike e UÇK-së me 28 Nëntor nuk ishte rastësi, sepse lufta jonë ishte nisur për çlirimin e trojeve të pushtuara e për t’i bashkuar me Shqipëri.

Sot, në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nderojnë dëshmorët e heronjët e atdheut dhe gjithë të rënët për liri”.

“ Pas homazheve në kompleksin e dëshmorëve të UÇK-së në Marinë të Skënderajt, vizituam familjen e Hysni Gucatit, për t’i uruar festat, ku u pritëm nga plaku Avdullah.

Telefonoi nga Haga Hysni Gucati, dhe ia uruam festat bashkëluftëtarë atje, por edhe ata na i uruan neve dhe popullit shqiptar”./Fokusi.info/