“Jam Ilir Meta o superbudallenj!” Presidenti zbulon kujt ia drejtoi: Ata do përgjigjen për super-korrupsionin e tyre

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e bujshme të ngjashme me të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Jam Ilir Meta o superbudallenj”, tha ai pak ditë më parë.

Ai thotë se rilindasit do të dëshpërohen pasi të gjitha përpjekjet e tyre për të asgjesuar demokracinë në Shqipëri do të dështojë dhe do të përgjigjen për superkorrupsionin që kanë kryer.

DEKLARATA E METËS

Ata do të dëshpërohen sepse gjithë planifikimi i tyre për të asgjësuar demokracinë në Shqipëri, për të varrosur faktikisht pluralizmin politik, për të frikësuar të gjithë qytetarët shqiptarë dhe për të përzënë nga vendi, gjithë forcat më të reja, forcat më të kualifikuara, të gjithë ata që kërkojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë në një sistem meritokratik. Kjo do të dështojë në mënyrë të padiskutueshme. Prandaj dhe ata do të dëshpërohen dhe do të përgjigjen për super korrupsionin e tyre.