Mushkolaj për rritjen e rasteve me COVID-19: Ndoshta hala ka faj Avdullah Hoti

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas rritjes drastike të rasteve me virus, transmeton Fokusi.info.

Mushkolaj ka theksuar se Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për këtë rritje.

Postim i plotë i Mushkolajt:

Kur erdhi në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i merrte meritat për uljen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Thoshte se po menaxhonte mirë situatën. Tash, kur shifra ditore e të infektuarve i është afruar 900’shit, qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe masa për situatën alarmante.

Apo ndoshta hala ka faj qeveria e Avdullah Hotit.