Jashari: Numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshëm shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjonicidit serb mbi ne

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se sot ka qenë i pranishëm në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, me kryetar, Nue Oroshi.

Jashari tha se kjo konferencë bëri bashkë shumë historianë e studiues nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin tonë historik Skenderaj.

“Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se numri i madh i punimeve që do të prezantohen sot në këtë konferencë tregon për numrin e madh të masakrave që janë zhvilluar mbi popullin tonë autokton dhe njëkohësisht dëshmojnë madhështinë dhe historinë e lavdishme të popullit tonë, rrugën e mundimshme deri tek Liria të cilën sot e gëzojmë”, shkroi Jashari në Facebook.