Jep dorëheqje U.D Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor i financave

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.

Në pozitën, U.D. Zv. Kryeshef Ekzekutiv, Bordi emëroi Znj. Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, emëroi Z. Faton Ejupi.

Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur:

1. Z. Enver Govori nga pozita e U.D. Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, dhe

2. Z. Salih Morina nga pozita e U.D. Kryeshef Ekzekutiv

Bordi do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës.