Vdes nga koronavirusi edhe një person nga Gjilani

Numri i të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19 po vazhdon të ketë rritje.

Së fundi, edhe një person i infektuar me koronavirus ka vdekur në Komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se në Gjilan janë 184 raste aktive, të hospitalizuar 40 dhe 18 persona kanë vdekur nga virusi COVID-19.

“#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe një gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38″, ka thënë ai.