“Jeta e Lulzim Bashës në rrezik” Presidenti Meta thërret në zyrë kreun e SHISH dhe komandatin e Gardës (foto)

Pas njoftimit se jeta e liderit të PD-së Lulzim Basha mund të jetë në rrezik, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në zyrën e tij për një takim kreun e SHISH Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës së Republikës Gramos Sako.

Kreu i shtetit e ka kërkuar takimin për t’u informuar mbi rrethanat dhe sinjalet e dhëna nga ana e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, se jeta e liderit të opozitës rrezikohej.

Ministri i Brendshëm ka thirrur të premten në zyrën e tij shoqëruesin e kreut të opozitës, punonjësin e Gardës Feim Dollapi. Lleshaj i ka komunikuar këtij të fundit se Bashës i rrezikohet jeta. Por lajmi është bërë publik vetëm këtë të hënë, pas një reagimi zyrtar nga ana e PD-së e cila bëri të ditur se Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar mbi rrezikimin e jetës Bashën.

Letra e Gazment Bardhit drejtuar Ministrit të Brendshëm Lleshaj: