Jetë të gjatë profesor…Rama shkruan për shërimin e Dhimitër Krajës

Një lajm të mirë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama shërimin nga COVID-19 të profesorit Dhimitër Kraja.

“Lajm i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. dhimitër kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t’u angazhuar në vijën e zjarrit, ku u plagos nga armiku…Jetë të gjatë profesor”, shkruan Rama.