“Jo, sa të jem unë Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së” – Deklaratë e fortë e Arben Gashit për Albin Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është pyetur në Blic Interview me Astrit Gashin, se cila do të jetë opozita e kësaj partie ndaj qeverisë Kurti, e cila u formua ditë më parë.

Gashi theksoi se nuk janë të interesuar që “t’i gjuajnë me gurë e gaz lotsjellës”, siç tha ai “gjërat të cilat i ka bërë vetë partia e Albin Kurtit”, por që LDK do të bëjë opozitën e saj karshi premtimeve dhe fjalëve që i ka dhënë kryeministri aktual i Kosovës.

Shefi i deputetëve të LDK-së theksoi se sa të jetë ai në këtë post asnjëherë LDK nuk do të bëhet marionetë e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk jemi të interesuar që t’i gjuajmë me gurë dhe gaz lotjellës, siç kanë bërë ata ndaj neve. Jemi të interesuar që të bëjmë opozitë karshi tyre. Z.Kurti ka dhënë fjalë të mëdha dhe premtime të forta, le t’i mban. Do jemi këtu për t’i parë punët e tij. Ndërsa zgjatim i qeverisë së tij nuk do të jemi kurrë. Aq më pak sa të jem unë shef i Grupit Parlamentar”, ka thënë Gashi në Blic Interview me Astrit Gashin.