Jugu i fuqishëm godet Kroacinë dhe tërë rajonin (Video)

Erërat e fuqishme veriore po godasin pothuajse tërë rajonin tonë diku shumë më ashpër e diku pak më lehtë. Erëra të fuqishme sot ka në Shqipëri, disa pjesë të Kosoves, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, kurse erërat më të fuqishme janë në Itali dhe Kroaci.

Në qytetin bregdetar kroat Split erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 150 km/h të regjistruara zyrtarisht, njoftojnë mediat kroate. Në disa rajone tjera bregdetare erëra maksimale është regjistruar deri në 156km/h.

Të gjitha këto “anomali” ektreme po i shkaktojnë fushat e fuqishme ajrore me presion të ulët atmosferik (ciklone) të cilat nga Mesdheu perëndimor po depërtojnë në drejtim të Italisë, Ballkanit dhe Evropes qendrore.