Julius von Bone, kryembrojtës i Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Julius von Bone është emëruar si kryembrojtës (avokat kryesor) i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa.

Në njoftimin e DHSK-së thuhet se Von Bone e ka përfaqësuar Mustafën gjatë fazave të gjykimit dhe apelit.

Fillimisht “Cali” ishte dënuar me 26 vjet burgim, por që më pas Apeli i Speciales ia ka ulur dënimin atij në 22 vjet.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU.