Jusuf Thaçi: Nuk besoj që do të ketë marrëveshje finale me Serbinë në Qeverinë Kurti

Analisti Jusuf Thaqi thotë se nuk beson që do të ketë marrëveshje finale me Serbisë në Qeverinë Kurti.

Thaqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kryeministri Kurti nuk do të pranojë të nënshkruajë diçka që ai e konsideron të dëmshme për Kosovën.

“Nuk besoj që do të kemi marrëveshje finale me Serbinë, as shpejt e ndoshta as në kohën e kryeministrit Kurti. Kurti në raport me Serbinë ka qenë këmbëngulës, dhe me gjasë nuk do të pranojë të nënshkruaj p gjërat që ai i konsideron të dëmshme për Kosovën”, tha ai.

Thaçi përmendi edhe themelimin e Asocacionit, për të cilën tha se edhe kjo mund të jetë arsyeja përse Kurti nuk do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje finale me Serbinë.

“Këtu është fjala për kryetëmen që bëhet presion që është Asocacioni, nis prej kësaj detoktivisht nuk besoj që do të kemi marrëveshje të shpejt, e as finale në kohën e kryeministrit Kurti. Dallimet janë aq të mëdhaja, nuk besoj që Kurti ka me qenë i gatshëm me bë lëshime e kompromise aq sa me u bo diçka e pranueshme për Serbinë”, tha ai.