Ka filluar pritja në BIK për nderë të festës së Fitër Bajramit

Pas tridhjetë ditë agjërimi sot besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në ora 05:36 minuta të cilit i priu Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku i është drejtuar opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Tanimë ka filluar pritja tradicionale në BIK, për nderë të festës. Aty për të uruar festën shkojnë politikanë, intelektualë, ushtarakë e shumë qytetarë./Kosovapress