Ka përfunduar pjesa e parë, Vllaznimi me përmbysje të rezultatit, në avantazh ndaj Trepçës ’89

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së barazhit, mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit, për ta siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ipko Superligës së Kosovës

Vëllaznimi ka përmbysur rezultatin qysh në pjesën e parë, meqë që në fillim kishte udhëhequr Trepça ’89.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte Almedin që shënoi për Vëllaznimit, për t’i dhënë epërsinë prej 1 me 2.

Tun Bardhoku kishte shënuar golin e barazimit për ekipin gjakovar.