Ka shqiptarë që kanë humbur jetën nga tërmeti? Si përgjigjet Xhaçka!

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka u shpreh sot se deri më tani nuk rezultojnë shqiptarë që mund të kenë humbur jetën nga tërmeti në Turqi.

“Deri më tani nuk rezultojnë qytetarë me nënshtetësi shqiptare në radhët e viktimave dhe as raportime për të zhdukur. MEPJ si dhe ambasada dhe konsullata jonë në Stamboll kanë publikuar numra telefoni dhe adresa email për të gjithë ata që kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Turqi gjatë këtyre 72 orëve.

Deri në momentin që po flasin janë rreth 10 raste të familjeve këtu në Shqipëri të cilët kishin humbur lidhjet me të afërmit e tyre në Turqi e që falë koordinimit të ambasadës dhe konsullatës tonë në Turqi me autoritetet turke kanë mundur të rilidhen e të mësojnë se ata gëzojnë shëndet të mirë e po asistohen për nevojat që mund të kenë”, u shpreh Xhaçka./K.C/dritare.net