Kadri Veseli bënë homazhe për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar

Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë po mbahen homazhe për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij, Violeten, deputeten, Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi kanë bërë homazhe për të nderuar figurën e bilbilit të Kosovës.

Kujtojmë që varrimi i të ndjerës bëhet nesër në fshatin Pagarushë në Malishevë në ora 14:00. Ndërsa, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie, transmeton Klan Kosova.