Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së

Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 9-të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka qenë kandidati i vetëm.

Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.