Simmons thotë se BE shtrembëroi drejtësinë në Kosovë – do të ofrojë dëshmi

Ish-gjyqtari i EULEX-, Malcolm Simmons, ka thënë se Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani që t’ia lejojnë që të ofrojë dëshmi në Kuvendin e Kosovës, njofton Fokusi.info.

“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”.