Kadrijaj i reagon LDK-së dhe VV-së për autostradën: “Kjo pjesë nuk është Metohi, por Dukagjini i Kosovës”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar dy partive, LDK dhe Vetëvendosje, për kundërshtimet që po ia bëjnë Autostradës së Dukagjinit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo pjesë nuk është Metohi por Dukagjini i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e saj të plotë:

Komunat e Dukagjinit e kanë shancën me e pa fytyrën e vertet të partive që e kundërshtojnë autosdradën e Dukagjinit. Nëse tërë Kosova tashmë veq ka autostradë pse po u dashka të izolohet 1/3 e vendit?! Ju që jeni kundër, mos e harroni peshorën e popullit se shpejt do të kërkoni të zgjidheni prap. Unë si njëra nga deputetet e kësaj zone, ju bëj thirrje të gjithë deputeteve te Parlamentit, e veqmas atyre të kësaj ane, që mos t’i mbyllin sytë por të reagojnë fuqishëm kundër atyre që po e paralajmerojnë bllokimin e ketij projekti? Kjo pjesë e Kosovës nuk është Metohi por është Dukagjini i Kosoves me vlera te gjithanshme historike, kulturore, ekonomike, turistike, por gjithsesi edhe strategjike. Pra koleg deputet t’i themi PO autostradës së Dukagjinit!