PSD vendos mbishkrime në Kishën tek UP: E quan “simbol shovinist”, përmendet edhe Kurti

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një aksion tek Kisha Ortodokse në Kampusin e UP-së.

Aty përveç aktivistëve të tjerë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Partisë, Dardan Molliqaj.

Në derën e oborrit të Kishës është vendosur mbishkrimi “Simboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”.

Para aksionit të PSD-së, aty kishte një mbishkrim tjetër që s’dihet se kush e kishte vendosur “Jezusi i urren serbët”.

Aksioni i PSD-së aty është përcjellë nga një numër i madh i policëve.

One thought on “PSD vendos mbishkrime në Kishën tek UP: E quan “simbol shovinist”, përmendet edhe Kurti

  1. Pingback: Latifi: Aksioni i PSD-së reagim krejtësisht i gabuar, zgjidhja adekuate është dryni | FOKUSI

Comments are closed.