Kadrijaj: Vitia e Haxhiu kanë reagu për t’më bërë presion të hesht, lista që kam publiku ka qenë e MSH-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë një lidhje të drejtpërdrejt telefonike në Pressing, ka thënë se dokumentet e publikuara dy ditë më parë, që sipas saj tregojnë faktet se në çfarë mënyre po dalin të karantinuarit, s’janë diagnoza, por listë e MSH-së.

“Unë njoh disa, personalisht me emra e mbiemra, e di ku jetojnë, që janë normal që punojnë në institucione kredibile dhe që janë dalë me atë diagnozë.

Ajo që unë jam akuzu nuk qëndron, s’është raport shëndetsor, por listë e MSH-së.

Nuk ka diagnozë , s’është dokument shëndetësor, por vet fakti që ka pas reagime nga Vitia e Haxhiu në mënyrë që mund të deklarojë dhe të hesht nga presioni, unë kam vazhdu më qëndru prapa tyre sepse ka pas keqmenaxhim.

S’kam dasht me etiketu askënd, por të trajtohen të gjitë të barabartë.

Unë persnalisht ,më vjen keq pë familjen e viktimës së 26 vjeçarit, sepse u verifku ajo që kam thënë.

Se ajo që ka pas nevojë të lirohen, tash po dokumentohet me fakte s’është marrë seriozisht dhe ka ardhë deri te rasti tragjik”.