Kajtazi: Shkëmbimi i territoreve duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se si përmbyllje përfundimtare të çështjes me Serbinë duhet që Kosova ta rikthej idenë e shkëmbimit të territoreve në tryezën e dialogut.

Kajtazi ka thënë se nëse Kosova nuk mund ta kontrolloj veriun, është më mirë që të kërkoj shkëmbim territoresh sesa t’i jap autonomi veriut, i cili edhe tani është i pakontrollueshëm.

“Meqë jemi në këtë fazën e dialogut ish dashtë që mi dhënë shans me zgjidhë problemin ose ose qeveria e Kosovës ish dashtë me e kthy në tryezën e diskutimit shkëmbimin e territoreve. Nëse shohin se ajo pjesë e vendit nuk mund të kontrollohet, që ajo pjesë e vendit mund të fitoj autonomi brenda shtetit të Kosovës atëherë duhet të flasim për shkëmbim të territoreve dhe të mbyllet një herë e mirë çështja me Serbinë”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.