Kajtazi: S’kemi qare pa e zbatuar vendimin për Manastirin e Deçanit

Për dallim nga Ermal Sadiku, i cili tha se zbatimi i vendimit për tokat rreth Manastirit të Deçanit duhet të shtyhet, për analistin tjetër politik Vehbi Kajtazi, zbatimi s’ka tjetër alternativë.

“Nuk ke kah ia mbanë kësaj punë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Ai tha se me këtë rast moszbatimi i këtij vendimi mund të ketë edhe pasoja si mosanëtarësimi në UNESCO.

“Manstiri i Deçanit është pronë e jona, e Kosovës. Një objekt i mbrojtur nga UNESCO. Dhe kur ke të bësh me objekte të trashëgimisë kulturore, që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s ka konsekuenca (pasoja) politike shumë më të mëdhaja, siç është dështimi jonë për t’u anëtarësuar në UNESCO”, tha Kajtazi