Kaloi autostradën për të blerë cigare, identifikohet viktima 31-vjeçar i aksidentit tragjik në Mullet

Kaloi autostradën për të blerë cigare, identifikohet viktima 31-vjeçar i aksidentit tragjik në Mullet

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik që ndodhi pak më parë në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.

Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një 31-vjeçar të quajtur Mevlan Shehu.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 të ditës së sotme ku viktima dyshohet se ishte duke kaluar me këmbë në anën tjetër.

Dëshmitarët që kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania ia vënë fajin mungesës së mbikalimeve dhe errësirës. Mësohet se viktima u identifikua nga i ati.

Sipas tyre, 31-vjeçari kishte tentuar të kalonte në anën tjetër të autostradës për të blerë cigare.