Krusha e Madhe pa rrymë prej mesditës

Erërat e forta që kanë goditur sot Rahovecin kanë lënë pasoja në Krushë të Madhe.

Sipas kryetarit të këshillit të fshatit, Selami Hoti, janë rrëzuar 7-8 shtylla elektrike dhe për pasojë fshati ka mbetur pa energji elektrike nga ora 13:40, transmeton Klan Kosova.

NJOFTIM

Krusha e Madhe pa rrymë që nga ora 13:40

Era e fortë rrëzon 7-8 shtylla që përqojnë energjinë në distancën Krushë e Madhe-Krushë e Vogël-Piranë

Të dashur qytetarë Krushjan, jam në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të KEDS-it dhe ju njoftoj se rrymë nuk do të kemi deri nesër në mesditë, ky informacion vie nga zyrtarët e KEDS-it që janë duke punuar në terren për sanimin e problemeve të shkaktuara nga era.

Përndryshe, sa herë që bie pak shi apo fryen pakë erë fshati ynë i viktimizuar përsëri është viktimë e “erërave, shiut, apo fortunave tjera” !!!

Kah jeni o KEDS?

Selami Hoti-kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe