Kalon në shqyrtim të parë projektligji për parandalimin e Covid-19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

77 deputetë kanë votuar për dhe një kundër, kështu në shyqrtim të parë ky projektligj ka kaluar.

“Konstatoj se me 77 deputetë që votuan për, një kundër kalon në shqyrtim të parë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kjo seancë e Kuvendit ka kaluar me shumë akuza e replika, megjithatë, deputetët e kanë kaluar projektligjin.