Kamberi: Lajçaku takohet me serbët e Kosovës, ndërsa mua nuk më përgjigjet

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se teksa takohet me serbët e Kosovës, ai si deputet që përfaqëson rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, ka kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi.

“Fatkeqësisht, nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive nga Lajçaku apo ekipi i tij”, shkroi Kamberi në postimin e tij në platformën X.