Kamioni me ndihma nga Tirana drejt Korçës, fonde për ndërtimin e disa shtëpive

Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e qytetit të Korçës duke mbledhur ndihma si ushqime dhe veshmbathje.

Kamioni me ushqime dhe veshje është nisur drejt Korçës për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmetet.

Kësaj nisme solidariteti iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u hspreh se pas zgjedhjeve, kur të krijohet edhe Këshilli i ri Bashkiak, Bashkia e Tiranës do të marrë një numër shtëpish në Korçë ku do të bëjë rindërtimin e tyre.

‘Ne besojmë në parim një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka nevojë për ndihmë Korça, nesër e ka nevojë Tirana. Unë dhe Arjola si prindër të një bebi të vogël kishim merak fëmijët dhe dhurata jonë modeste ishte qumësht, panolina, biberon. Një nga vendimet e Këshillit Bashkiak do të jetë një fond solidariteti për ndërtimin shtëpive’, u shpreh Veliaj.