Kampi “Belvedere” prej sot e merr emrin e heroit Enver Zymberi

Kampi “Belvedere” në Mitrovicë do të marrë emrin heroit Enver Zymberi.

Në kampin e njësive speciale sot do të zbulohet pllaka e Enver Zymberit në 12-vjetorin e vrasjes së tij.

I ndjeri ishte vrarë nga strukturat ilegale serbe derisa ishte pjesë e aksionit që kishte ndërmarrë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak.

Në inaugurimin e pllakatës do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ngjarja fillon nga ora 17:00.