Mitrovicë: Një person vdes pasi bie nga kati i tretë i shtëpisë

Një person i moshës 52-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në rrugën “Ismail Loshi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Ai theksoi se policia ka nisur hetimet.