Kapet mat nga kamerat, duke vjedh dy celularë në dyqan (Video)

Një i ri u arrestua nga policia pasi u kap duke vjedhur telefomna celularë në një dyqan servis në Tiranë me vlerë 70.000 lekë. 

Ndërkohë, nga efektivët e komisariatit numër 2 u arrestua edhe një person që ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”. Vjedhja ka ndodhur më datë 16 korrik në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina”. Ai ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare. Policia e Tiranës thotë se vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ai ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Ndërkohë, E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ishte shpallur përson në kërkim për dhunë në familje. Ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.