Thaçi bën thirrje të ndalet dhuna: Ne mbetemi në mbështetje të SHBA’së, familjes sonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmet iranine kundër forcave të SHBA’së, duke shtuar se qëndron me familjen atlantike të vendit, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shprehur mbështetjen për aleatët e saj dhe Amerikën.

“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS. Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA dhe familjes sonë atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se mardhëniet mes SHBA’së dhe Iranit janë tensionuar shumë pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka thënë se vendi që e drejton ka ushtrinë më të fuqishme në botë, dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar./gazetametro.net