Kapet nga pronari brenda në shtëpi, hajduti pendohet që hyri aty (video)

Fati nuk ishte me hajdutin kësaj radhe pasi hyri në shtëpinë e gabuar.

Një burrë kthehet vonë në shtëpi dhe teksa përpiqet të fusë makinën në oborrin e shtëpisë gjen aty një hajdut, i cili i ndjerë se ishte kapur “mat” përpiqet të largohet por pa sukses, shkruan Albeu.com.

Pasi e kapi dhe i futi disa shpulla të mira, pronari i shtëpisë e lidh me pranga dhe njofton policinë.

Pamjet janë hedhur në internet duke u bërë një mësim i mirë për hajdutët e tjerë.