Zyrtari i shtetit rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion: Del pa asnjë dritë në rrugë, me veturën 4Z

Një veturë me tabela zyrtare 4Z është xhiruar mbrëmë pa asnjë dritë sinjalizuese diku në rajonin e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro.

Nuk janë të pakta rastet kur zyrtarët e shtetit po shkelin rregullat e komunikacionit me vetura zyrtare e shpesh po rrezikojnë edhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, derisa një veturë 4Z ka vozitur pa drita sinjalizuese.

Videon që ka siguruar Metro, shihet se si vetura me targa zyrtare 4Z vozit pa drita diku në rajonin e Prizrenit.

Zyrtari që po vozit veturën në këtë gjendje ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, pasi që ai nuk ka drita sinjalizuese dhe shumë lehtë mund të vinte deri tek aksidenti.

Ndërkaq për të njëjtën veturë Metro pati raportuar edhe më herët, kur kishte dalë pa asnjë dritë sinjalizuese.
Nuk dihet nëse video është e njëjta, por mbrëmë një e re është publikuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’ rreth kësaj veture.

Kujtojmë që mos kontrollimi i dritave sinjalizuese dhe mungesa e tyre është e ndëshkueshme me ligj./gazetametro.net