Kapet personi që e goditi këmbësorin për vdekje dhe iku nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me ngjarjen e sotme, kur u godit me veturë një person dhe mbeti i vdekur në vend policia ka arrestuar një të dyshuar.

Ky person u ndalua në dyshimet për veprat penale: “Rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik. Ndaj tij është bërë kërkesë për paraburgim”.

“Prokurori i Departamentit te Pergjithshem ne Prokurorine Themelore te Pejes, ka ndaluar nje person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete. I dyshuari me vendim te prokurorit te shtetit eshte ndaluar per 48 ore për shkak të dyshimit se kishte për kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 të kprk së dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 382 të KPRK. Ndaj te njejtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do beje kerkese per caktimin e mases se paraburgimit”, njofton policia.