Mustafa: Kam pa mungesë të guximit nga Kurti të ballafaqohet me çështjen e territorit

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se edhe Albin Kurti edhe Vjosa Osmani e kanë të qartë se s’ka thika mbi harta.

‘Kam qenë i bindur se nuk do të diskutohet për territore. Ka qenë e qartë edhe për Kurtin e Osmanin se s’ka thika mbi tavolinë. Por kam pa një mungesë të guximit që të sfidohet nga ajo çështje Kurti. Po heziton, i kam thënë se nuk duhet me dyshu sepse SHBA asnjëherë nuk na ka sfiduar me diçka që s’mund ta pranojmë’’, ka thënë Mustafa në një debat televiziv.

‘’U pa që s’ka zgjidhje për ndryshimin e kufijve’’, ka shtuar ai.