Donika Kadaj sulmon ish-partinë e saj: VV nuk do të bëjë Qeverinë e ndryshimit, është parti ironike

Ish-anëtarja e VV’së, tashmë deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupim, ka thënë se nuk pret ndryshime nga Qeveria në krye me Albin Kurtin.

Kështu ka deklaruar ajo para mediave, ku tha se kjo parti vetëm se ka ironziuar me të tjerët, por nuk ka folur për progra.

“Vetëvendosja ka ironuzuar me të tjerëtr, por ka qenë ë kundërta, askush prej tyre nuk ka folë për programe. Kjo qeveri është quajtur qeveri e ndryshimit, ndërkohë që prej 6 tetorit nuk kemi parë ndonjë ndryshim në raport me qasjen” ka thënë ajo.

Tutje, Kadaj-Bujupi ka shtuar se nga VV janë parë vetëm ndryshime të qëndrimeve.

“Kemi parë vec ndryshime të qëndrimeve. Këto dëshmojnë se e vetmja gjë që do të ndryshojë janë qëndrimet, parimet, premtimet”, ka thënë ajo.

Ndryshe, VV-LDK në koalicion qeverisës pritet që sot të marrin udhëheqjen e Qeverisë së re të vendit, të cilën e presin shumë sfida./gazetametro.net