Kaplohet nga zjarri fabrika e peletit në Fushë Kosovë

Është përfshirë nga zjarri një fabrikë për prodhimin e peletit në fshatin Nakarad të Fushë Kosovës.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri po lokalizohet, raporton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se ende nuk dihen shkaqet e ardhjes deri te ky zjarr dhe nuk ka dëme në njerëz, por vetëm ato materiale, siç janë makineritë e peletit.